AlbanianSport.com 04.02.2016 09:20
ASNN – Në prag të ndeshjes të së shtunës ndaj Sopotit, Turbina ka bërë katër përforcime. Dje skuadra e Luan Metanit ka bërë dhe një ndeshje kontrolli, atje ku janë provuar dhe ardhjet e reja. Bëhet fjalë për dy afrikanët, qendërmbrojtësin Olivier Dore 18 vjeç, si dhe mesfushorin e krahut të majtë Oulare Nani 20 vjeç. Të dy këta lojtarë janë nga Guinea.
Trajneri Metani ka bërë të ditur se i kanë pëlqyer të dy këto lojtarë e në vazhdim të kampionatit ata do të jenë pjesë e skuadrës. Ndërkohë janë afruar dhe dy lojtar të tjerë, ndërsa bëhet fjalë për sulmuesin Igli Gjeçi, i cili ka luajtur me Partizanin B, si dhe Gerald Hasani, që është aktivizuar me Burrelin. Dhe këta dy futbollistë janë provuar në këtë ndeshje kontrolli e stafi teknik ka vendosur t’i mbajë në skuadër.
Ata do të federohen përpara ndeshjes me Sopotin, ndërsa tek Turbina me këto katër përforcimet e fundit janë afruar 14 lojtar cilësorë. Në përgjithësi tek Turbina është rritur konkurrenca, kurse ardhjet e fundit i kanë pëlqyer dhe tifozëve që pritet të jenë të shumtë të shtunën në “Nexhip Trungu”.