AlbanianSport.com 07.10.2014 19:35
ASNN – Turbina ndodhet në grupin e Jugut, i cili ka ekipe ndër më të mirat të cilat janë parë shumë shpesh të luajnë në Kategorinë e Parë dhe në Superiore. Trajneri Ëngjëll Belshi shprehet se skuadra nuk duhet të dehet nga euforia.
“Ne kemi bërë mirë deri tani dhe shpresoj të ruajmë ritmin e të mos dehemi nga suksesi, – ka theksuar ai. – E nisëm mbarë dhe kjo na bën të shpresojmë të arrijmë objektivat.”
Po ashtu një motivim tjetër, para ndeshjes me Bilishtin, për të marrë rezultat pozitiv ka qenë edhe ndarja e rrogave për secilin nga lojtarët. Futbollistët shprehen se janë të kënaqur me rezultatet dhe mbështetjen që kanë treguar eprorët e tyre për t’u plotësuar çdo detyrim që u nevojitet”.
“Jemi të lumtur në Cërrik dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu, pasi nëse nuk ka përçarje në ekip do të arrijmë të kemi ecuri të mirë deri në fund të sezonit”, – janë shprehur lojtarët.