AlbanianSport.com 14.01.2015 18:10
ASNN – Me një dizajn unik, tepër të spikatur dhe tërësisht të pakompromentueshëm, në të cilin ndërturren më së miri, si kurrë më parë, elementët më të rëndësishëm, më efikasë, funksionalë dhe estetikë, “adidas originals” prezanton siluetën më të re të këpucëve për sezonin Vjeshtë-Dimër 2014 “adidas Tubular”. E konceptuar, projektuar dhe dizenjuar nga disa prej mendjeve më të mëdha krijuese të kësaj markë gjigande, “adidas Tubular” i bën një jehonë të fuqishme guximit dhe vendosmërisë që gjendet në botën e sportit, duke i kanalizuar dhe materializuar këto atribute në një siluetë të re sa të guximshme, të efektshme e multifunksionale, po aq edhe “kokëfortë”.
Emri që i është vendosur atleteve, “adidas Tubular”, bazohet mbi funksionalitetin dhe mënyrën unike sesi ato janë dizenjuar. Në pjesën e poshtme të tabanit, këpuca është frymëzuar dhe ndërtuar nga tuba të brendshëm prej gome, të cilët përbëhen nga një material prej shkume “EVA”, e cila ofron densitet të dyfishtë gjatë vrapimit apo ecjes dhe një rehati maksimale. Këto lloj atletesh karakterizohen nga “partneriteti” i ngushtë që krijojnë me pllakat dhe tubat cilindrikë, duke siguruar jo vetëm stabilitet e qëndrueshmëri, por gjithashtu ato shërbejnë si një mbështetje mjaft solid dhe i sigurt për këdo që do i mbante veshur në këmbë.
Këto karakteristika konfirmojnë edhe njëherë efikasitetin, rehatinë dhe prakticitetin e patjetërsueshëm që këto lloj atletesh përçojnë tek përdoruesit e tyre, kombinuar këto me përpjekjet dhe sakrificat e papërfillshme që dikush duhet të bëjë për t’u dukur bukur dhe plot stil. Pjesa e sipërme e atletes përbëhet prej një materiali sintetik tepër të ngjashëm me gomën, siç është “neoprene”. Ky material e bën atleten mjaft rezistente ndaj ngrohjes dhe erozionit, i ofron asaj një look modern, bashkëkohor dhe mbi të gjitha origjinal, i cili e përafron më së shumti me tendencat e fundit që po shfaqen gjithmonë e më tepër në “pasarelat” më “trendi” të kohëve të fundit, siç janë “street style” apo “street looks”.
Pjesa e sipërme që vesh 4 versionet e atleteve “Tubular”, është e dizenjuar në formën e printeve, të cilat sigurojnë një mbështetje shtesë edhe më të madhe. Atletet “Tubular” mishërojnë filozofinë më kreative dhe novatore të “adidas originals”. E karakterizuar nga stili, klasi i larë, me një dizajn të rafinuar dhe elegant, i konceptuar me një përgjegjshmëri të lartë dhe i menduar deri në detaje, “adidas Tubular” përbën linjën me dizajnin më progresiv të atleteve që “adidas group” ka nxjerrë ndonjëherë, e cila kësaj here përbën njëkohësisht një gjetje, risi po aq instiktive edhe për vetë markën me 3-vija.