AlbanianSport.com 15.02.2017 16:10
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat e vendit nordik, dy ish-futbollistë shqiptarë nga Kosova janë dënuar me 14 muaj burg për kurdisje të ndeshjeve në Norvegji.
Drin Shala dhe Alban Shipshani janë dënuar me burg nga një gjykatë në Oslo për korrupsion dhe mashtrim në futboll.
Trukimet e ndeshjeve kanë ndodhur në qershor të vitit 2012. Në ndeshjen e parë ekipi Follo FK pësoi disfatë me rezultatin 3-4 nga Ëstsideni.
Duhet theksuar se, deri në 25 minutat e fundit, Follo kryesonte 3-0. Ndeshja e dytë ishte kur Askeri humbi 1-7 nga Frig Oslo, edhe pse ishte favorite për të fituar.
Hetimet për këto dy ndeshje të dyshuara filluan pas ankesës nga Federata e Futbollit të Norvegjisë.