Trofeu “Paskuçi 2018”/ Partizani thyen Lirinë e Prizrenit 1-0 në të parën

Share Button

AlbanianSport.com 11/08/2018 19:55

ASNN – Trofeu “Paskuçi 2018”, veprimtaria që bëri bashkë 3 skuadra shqiptare, Teutën vendase, Partizanin dhe Lirën e Prizrenit, ka nisur me përballjen   midis të kuqve të kryeqytetit dhe skuadrës nga Kosova. Kjo ndeshje, që konsistoi në 45 minuta lojë, foli më tepër për skuadrën e trajnerit Skënder Gega, e cila bëri një vëllim më të madh loje dhe krijoi më tepër raste për shënim.

Por herë për pasaktësi në finalizim, ku Progni do të jetë fajtor për 2-3 raste të shpërdoruar, ashtu siç mund të thuhet për të riun Hebaj, e herë për meritë të portierit të skuadrës nga Kosova, Hodaj, shifrat do të mbeten të pandryshuara deri në minutën e 34-t, kur ka  prekje topi me dorë brenda zone dhe gjyqtari jep një 11-metërsh në favor të të kuqve kryeqytetas.

Telushi tregohet i saktë nga pika e bardhë, 1-0 për Partizanin. Liria e Prizrenit do të mundohet të reagojë, por Partizani administron epërsinë dhe e fiton takimin e parë të këtij turneu me një gol të vetëm. Duke folur pas ndeshjes për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, trajneri i Lirisë së Prizrenit, Bedridin Gjinali ka vlerësuar lojën e kundërshtarit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh