Trioja e kreut të Veriut, një javë që përvijon konturet e Superiores

Share Button

Kategoria_Pare-logo-Grupi-A

Nga Gjergj Vyshka 27.02.2015 15:20

Deri më 7 mars, koha e përfundimit të fazës së dytë, Tërbuni, Mamurrasi e Besëlidhja luftë për kreun. Tri ndeshjet e fundit do të përcaktojnë skuadrën që do të jetë më afër Superiores. Fton kush gabon më pak. Trioja e kreut të grupit të Veriut duket se brenda një jave do të zyrtarizojë skuadrën, e cila do të jetë kandidate potenciale për të qenë në Kategorinë Superiore.
Aktualisht, është një luftë e ashpër mes Tërbunit, Mamurrasit dhe Besëlidhjes. Vendi i parë me të dytin në grupin A ndahet vetëm me një pikë diferencë, kurse lezhjanët janë katër pikë larg Tërbunit kryesues dhe tre pikë larg Mamurrasit të vendit të dytë. Dhe në tre sfida, përtej ndeshjeve direkte që më së shumti vendosin fatin e skuadrës së Sinan Bardhit nëse do të vazhdojë luftën për të qenë në Superiore, apo jo, do të jenë dhe ndeshjet me ato skuadra që kërkojnë mbijetesën në Kategorinë e Parë.
Aq më shumë që në grupin e Veriut luftohet që nga vendi i katërt e deri tek i dhjeti për të mbetur në kategorinë e Parë.

 

Kush i ka shanset reale?

Nëse i hedh një sy kalendarit të të 3 skuadrave duket se shansi për të vijuar të jetë në krye të renditjes është për Tërbunin. Jo vetëm sepse të shtunën ka një ndeshje stërvitore me Veleçikun në Pukë, por sepse të mërkurën luan direkt me Mamurrasin në “Ismail Xhemali”. Që do të thotë se nëse merr 6 pikë maksimale në këto dy sfida, sido që të përfundojnë të tjerat, për skuadrën e trajnerit Plori nuk ka më mëdyshje.
Kreu do të jetë për ta dhe po kështu dhe kalendari i fazës së tretë do të jetë një vazhdim i shtrimit të autostradës për të shkuar për herë të parë në Kategorinë Superiore. Madje mundet të mos hyjë fare në punë sfida e fundit e 7 marsit me Kastriotin në Krujë, sepse Mamurrasi jo vetëm që do të ketë një përballje shumë të vështirë me Tërbunin në Pukë. Por dhe duke pritur Besëlidhjen, që në fakt e ka mundur në Lezhë, sërish gjërat nuk mund të jenë aq të lehta sa pukjanët.
Për lezhjanët mund të jetë një sfidë e daljes jashtë lufte ndeshja e së shtunës me Kamzën në fushën e kësaj të fundit. Ndonëse gjërat rikuperohen në kushtet kur lezhjanët do të mund të presin të mërkurën Ilirinë, kohë në të cilën Mamurrasi do të jetë në Pukë. Por sido që të ndodhë shansi i lezhjanëve për të qenë në krye dhe për të vazhduar luftën për në Superiore duket shumë i vogël krahasuar me Tërbunin e Mamurrasin.
E vërteta është se kush do të gabojë më pak në të tri këto ndeshje, të cilat luhen në harkun kohor të një jave, do të jetë kandidate potenciale për të qenë në Superiore. Sepse dhe më pas kalendarin e fazës së tretë do ta ketë për vete. Ndaj tri javë në Veri, ashtu sikurse Jug, janë enigmatike dhe shumë emocionuese për fatet e kreu. Mrekullia e vetme do të jetë nëse Mamurrasi arrin të marrë 6 pikë, kjo dhe falë cilësisë që ka në skuadër, për të qenë kryesuese e Veriut.
Që do të thotë se të 9 këto ndeshje të fundit në Veri do të kërkojnë dhe një tjetër angazhim dhe nga Federata Shqiptare e Futbollit për të mos pasur incidente që do të prishin imazhin e mirë të deritanishëm të Kategorisë së Parë.

 

Renditja aktuale e grupit A & përqindjet e shanseve për vendin e parë

1) Tërbuni 39 pikë 65 %
2) Mamurrasi 38 pikë 25 %
3) Besëlidhja 35 pikë 10 %

 

Rezultatet e ndeshjeve direkte:

Tërbuni – Besëlidhja 1-1 25 tetor 2014
Mamurrasi – Tërbuni 0-1 29 nëntor 2014
Besëlidhja – Mamurrasi 0-1 6 dhjetor 2014
Besëlidhja – Tërbuni 0-0 7 shkurt 2014
Tërbuni – Mamurrasi ?-? 4 mars 2015
Mamurrasi – Besëlidhja ?-? 7 mars 2015

 

Kalendari i Tërbunit:

Tërbuni – Veleçiku
Tërbuni – Mamurrasi
Kastrioti – Tërbuni

 

Kalendari i Mamurrasit:

Mamurrasi – Iliria Fushë-Krujë
Tërbuni – Mamurrasi
Mamurrasi – Besëlidhja

 

Kalendari i Besëlidhjes:

Kamza – Besëlidhja
Besëlidhja – Iliria Fushë-Krujë
Mamurrasi – Besëlidhja

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh