Transferimet e lojtarëve, klubet e Shqipërisë “zhvasin” klubet e Kosovës?

Share Button

Kosove-Shqiperi-flamujt-skice

AlbanianSport.com 11.02.2016 16:15

Klubet e Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të Shqipërisë po gëzojnë përfitime të shumëfishta nga futbollistët kosovarë. Në Shqipëri, lojtarët nga Kosova llogariten si vendas dhe kjo ka bërë që dyert e skuadrave të Shqipërisë të hapen “kanat më kanat” për lojtarët nga Kosova.

Megjithatë, e përditshmja e mirënjohur kosovare, “Koha Ditore”, ka ngritur shqetësimin se, thuajse të gjithë lojtarët nga klubet kosovare në klubet e Shqipërisë kalojnë pa dëmshpërblim: ose si lojtarë të lirë ose klubet i lirojnë pa dëmshpërblim, për të mos penguar zhvillimin e tyre.

Lojtarët nga Kosova japin kontribut të madh në fushë për ekipet e Shqipërisë, ndërsa janë këto klube ato që përfitojnë edhe nga shitja e lojtarëve kosovarë në ekipe të ndryshme evropiane. Për shembull Skënderbeu ka përfituar nga shitja e Bernard Berishës tek Anzhi.

Së fundi, klubet e Shqipërisë kanë “shpikur” një mënyrë tjetër për të përfituar nga lojtarët kosovarë. Partizani i Tiranës është i pari që ka përfituar për “zhvillim të lojtarit”, përkatësisht për zhvillim të Amir Rrahmanit. Futbollisti 21-vjeçar ka luajtur për Partizanin nga viti 2013 deri në pranverë të vitit të kaluar.

Në verë u transferua te Spliti i Kroacisë, ku po aktivizohet me sukses. Tek Spliti kaloi si lojtar i lirë, pasi kontrata me Partizanin i skadoi. Por Partizani së fundi ka fituar një gjyq me Splitin në FIFA, në emër të zhvillimit të lojtarit. Mediat e Tiranës kanë raportuar se Partizanit do t’i takojnë 70 mijë euro në emër të zhvillimit që i ka bërë futbollistit.

Por, sikundër thekson e përditshmja e mirënjohur kosovare, “Koha Ditore”, zhvillimi i vërtetë i lojtarit është bërë në Kosovë, në Shqipëri ka shkuar si i rritur dhe jo lojtar nën moshë. Për këtë arsye, e përditshmja në fjalë ngre pyetjen nëse klubet e Kosovës, të mbetur në kurthin e mosnjohjes ndërkombëtare, po zhvaten nga klubet e Shqipërisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh