Trajneri i klubit australian: Jusein Bolti nuk është i përgatitur sa duhet

Share Button

AlbanianSport.com 23/10/2018 20:55

ASNN – Ëndrra e Jusein Bolt për të qenë një futbollist profesionist mund të mos realizohet. Gjatë orëve të fundit është zbuluar se Bolti dhe agjenti i tij, Rik Sims, kanë refuzuar ofertën e parë të kontratës së ofruar nga Sentrëll Kost Merinërs, klubi i futbollit ku Bolt është duke u provuar, pasi ajo nuk plotësonte kushtet e kërkuara. Sipas mediave australiane, duket se marrëdhënia midis Boltit dhe Merinësave mund të përfundojë së shpejti.

Ky informacion vjen pasi Rik Simsi, përfaqësuesi i Boltit, pa kontratën e ofruar nga Merinërs për ish-atletit xhamajkan. Oferta e dhënë nga klubi australian, prej 150.000 $ dhe 750,000 $ të dhëna nga Federata e Futbollit Australian, sipas të përditshmes “Daily Telegraph” të Australisë, është shumë më e ulët se 3 milion dollarëve që Bolti dhe agjenti i tij kanë kërkuar që në fillim. Ka gjithashtu spekulime se Majk Mallvi, trajneri i Merinërsave, nuk është i interesuar për nënshkrimin e Bolt.

Në konferencën për shtyp barazimit 1-1 me Brisbejn Ror, trajneri ka thënë se: “Për ishte një gjë e madhe që e kishim Boltit këtu. I dhamë atij një mundësi. Për futbollin australian do të ishte një gjë e madhe të kishte një kampion të madh si xhamajkani. Por ai nuk është i përgatitur sa duhet. Unë duhet të krijoj një ekip ku të kem lojtarë të përgatitur që të japin ndeshje të mira dhe jo vetëm figura për të sjellë publikun në stadium.” Pas këtij informacioni, drejtuesit e klubit kanë dhënë një deklaratë ku shpjegojnë statusin aktual të negociatave.

“Klubi konfirmon se oferta e kontratës është ofruar nga Merinës dhe negociatat janë në vazhdim me Jusein Bolt dhe përfaqësuesin e tij në lidhje me të ardhmen e tij në futboll, – shkruhet në këtë deklaratë. – Të dy palët janë të gatshëm të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë Boltit mundësinë për të përmbushur ëndrrën e tij”.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh