AlbanianSport.com 15.08.2015 14:55
ASNN – Për dy ditë me radhë në Berat ka pasur ndeshje kontrolli seleksionuese për skuadrën e re të Tomorit. Por dje kanë ardhur dhe tre përforcimet e radhës, që janë Daci, Paja dhe Kopaçi. Ndërkohë duke vijuar ndeshjet e kontrollit, trajneri Sinella ka pasur objektivin e tij të krijimit të një ideje më të qartë për lojtarët që do të ketë në skuadër.
E vërteta është se organika tashmë është e fryrë dhe Sinella, që ka marrë përsipër ngjitjen e Tomorit në Kategorinë e Parë, duhet të zgjedhë ato lojtarë, të cilët i bëjnë punë. E pasi të ketë seleksionuar skuadrën, së bashku me përforcimet, Tomori do të nisë dhe periudhën përgatitore. E bashkë me të seleksionuarit Sinella ka parë dhe tre përforcimet e parë, që janë Paja i ardhur nga Mamurrasi, Daci e Kopaçe, të cilët kanë luajtur me Naftëtarin.
Dhe për gazetat sportive të ditës, Kopaçe do të deklaronte se ka qenë një ëndërr e kahershme e tij për të qenë tek Tomori. Ndërkohë dje gjatë ndeshjes së kontrollit ka qenë i pranishëm dhe Viktor Gjyla, që ka deklaruar se ka ardhur për të takuar miqtë e tij në skuadrën beratase. Por mund të jetë dhe një opsion për t’u afruar tek Tomori.