AlbanianSport.com 08.11.2014 13:45
ASNN – Tomori, nën drejtimin e trajnerit Eqerem Memushi, ka vijuar me intensitet përgatitjet në kuadër të takimit të fundjavës ndaj Bylis. Beratasit do të hidhen në fushë me kontingjentin më të mirë të mundshëm duke kërkuar suksesin në shtëpi.
Duke folur për shtypin sportiv të ditës në prag të ndeshjes me Bylisin, mbrojtësi beratas Enea Bitri, ka deklaruar: “I kemi dhënë dorën e fundit përgatitjeve dhe më shumë se kurrrë do të kërkojmë fitoren në këtë sfidë sa të rëndësishme, aq dhe të vështirë.”
“Tashmë e gjithë vëmendja është përqendruar tek sfida ndaj Bylis, sepse me një trepikësh i afrohemi ende më shumë vendit të parë. I vlerësojmë ballshiotët, por askush nuk fiton në Berat”, – ka shtuar ai.
Dhe formacioni i mundshëm i Tomorit në përballjen me Bylisin do të jetë: Vashaku, Ramazani, Bitri, Bishaj, Kuçi, Sharavolli, B.Myzyri, Gjata, Uzuni, Papa, Shinko.