AlbanianSport.com 03.12.2014 16:05
ASNN – Tomori i është kthyer seancave stërvitore në përgatitje për ndeshjen me Lushnjën, ndërsa ato janë drejtuar nga ndihmës-trajneri i skuadrës beratase, Madrid Muzhaji.
Ndërkohë në skuadër kthehet pas një dëmtimi të gjatë Arvis Gjata, i cili pritet të jetë titullar në ndeshjen me Lushnjën. Tifozët kanë premtuar mbështetje, ndërsa kanë kërkuar që të harrohet ajo fitore fantazëm ndaj Naftëtarit.
Madje u kanë bërë thirrje të gjithë tifozëve beratas që të jenë sa më të shumtë në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës, sepse skuadra ka nevojë për mbështetje në këto momente të vështira.
Ata kanë shprehur dhe respekt për lagunarët, ndërsa janë të bindur se trepikëshi do t’i buzëqeshë atyre.