AlbanianSport.com 11.09.2016 19:55
ASNN – Tomori është duke shfaqur një konkurrencë të madhe për sa i përket formacionit titullar. Ndonëse është pretenduar për të ndërtuar një skuadër të aftë për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore, ndërsa ka pasur dhe dështime në merkaton verore, përsëri tek beratasit ka optimizëm.
Dhe fjala konkurrencë për një vend në formacion vjen dhe nga prononcimi i mesfushorit Genaldo Sharavolli, i cili për shtypin sportiv të ditës, do të deklaronte: “Në skuadrën tonë është duke u punuar me forca të mëdha për të qenë sa më gati për sezonin e ri. Nuk na pezmatojnë rezultatet negative në miqësore.”
“Do të jetë kampionati ai që do të tregojë forcën e skuadrës sonë, ndërsa si individ premtoj të kem një vend në formacionin titullar në mesfushë, – ka theksuar futbollisti beratas. – Ne do të jemi konkurrent të fortë për në elitë”.