AlbanianSport.com 20.11.2014 14:40
ASNN – Pas disa javësh mungesë në gjirin e skuadrës së Tomorit rikthehet sulmuesi Onils Idrizaj, futbollistë i cili është një nga pikat kyçe të beratasve. Në dy ndeshjet e fundit, me Dinamon dhe Bylis, është ndier shumë mungesa e sulmuesit vlonjat duke e bërë këtë repart të jetë jo rezultativ.
Në një prononcim për shtypin sportiv shqiptar, Idrizaj shprehet: “Rikthehem pas 3 javësh dëmtim, një dëmtim i cili erdhi pikërisht në momentin më të mirë timin. Gjatë kësaj kohe pauze kam punuar në mënyrë individualisht dhe besoj se do të rikthehem më i fortë.”
“Kam besim në vetë dhe shpresoj që goli do të vij në ndeshjen me Pogradecin, një ndeshje e vështirë në fushë të huaj, por shkojmë për të dalë me 3 pikë”, – ka përfunduar sulmuesi i Tomorit, Onils Idrizaj. Në kampin beratas, të gjithë janë të bindur se nuk do të bëjnë hapa fals në këtë sfidë.