AlbanianSport.com 30.10.2014 11:35
ASNN – I rikthyer sërish në Berat, peqinasi Daniel Ramazani është bërë një futbollist thelbësor në formacionin Tomorit të Eqerem Memushit. Në një prononcim për shtypin sportiv mbrojtësi shprehet: “Ndodhemi në javën e 5-të të kampionatit dhe kjo është ndeshja për të treguar vlerat tona”.
“Përballë do të kemi një Dinamo, e cila vjen me të njëjtat objektiva si ne, – ka vijuar peqinase. – Pra me synimi për të luajtur vitin e ardhshëm në Kategorinë Superiore. Jemi duke u stërvitur intensivisht për këtë sfidë. Mungesa e Gjatës dhe Idrizajt do të na i ndërlikojnë pak gjërat, pasi të dy janë nga pikat kyçe të ekipit.”
“Gjithsesi kjo nuk na bënë pesimistë, pasi luajmë përballë tifozërisë sonë, të cilën e kemi armën tonë kryesore të suksesit. Ndaj dhe do të fitojmë”, – ka përfunduar mbrojtësi i Tomorit, Daniel Ramazani.