AlbanianSport.com 06.02.2015 11:05
ASNN – Në prag të ndeshjes me Sopotin, e cila të shtunën do të luhet në Berat, tek Tomori është kthyer Alvaro Bishaj.
Ajo që duhet theksuar është fakti se Onils Idrizaj, ish-lojtari i Tomorit deri në përfundim të pjesës së parë të sezonit, është bërë pjesë e Sopotit.
Dhe ky kthim i Alvaro Bishajt, pa thënë e pa numëruar ardhjet e fundit, duket sikur e kompensojnë largimin e Idrizajt tek Sopoti.
Në Berat janë betuar që do të fitojnë ndaj Sopotit të shtunën, por ajo që do ta vendosë është fusha e blertë.