AlbanianSport.com 05.01.2015 14:35
ASNN – Madrid Muzhaji do të jetë zyrtarisht trajneri i Tomorit në pjesën e mbetur të sezonit në Kategorinë Superiore, kurse stërvitja e beratasve do të nisë më 7 janar 2015. Muzhaji e ka drejtuar ekipin që pas largimit të vlonjatit Eqerem Memushi e duket se ka qenë në provë për të gjithë këtë pjesë deri më 20 dhjetor 2014.
Ajo që duhet pranuar, duke lënë mënjanë dënimin e skuadrës beratase me minus 3 pikë, sepse nuk ka paguar sipas kontratës Vrunicën, Tomori ka bërë gjithçka mirë. Të paktën në ndeshjet e luajtura në Berat.
Ndaj dhe duke qenë se tek beratasit nuk ka pasur alternativë më të mirë se sa Muzhaji trajner, aq më tepër që me shumë meritë e ka drejtuar skuadrën beratase po në Kategorinë e Parë përgjatë sezonit 2013-2014.