Tomori / Kuqo: Vrucina ka shkelur kontratën dhe ka ikur pa thënë

Share Button

Jurika-Vrucina

AlbanianSport.com 28/11/2014 13:50

ASNN – Shefi i klubit “Tomori”, Polizoi Kuqo, e ka quajtur spekulativ lajmin e botuar ditët e fundit në mediat sportive se FIFA i ka hequr tre pikë skuadrës beratase për shkak të mos shlyerjes financiare ndaj futbollistit Jurika Vrucina. Në një prononcim për gazetat sportive të ditës, Kuqo do të deklaronte: “Dua ta mohoj kategorikisht këtë lajm që ka dal së fundmi në mediat e shkruara. Në vitin 2013 na ka ardhur një kërkesë me shkrim nga FIFA, në lidhje me çëshjen “Vrucina”, ku kërkonin gjithë informacionin e plot për këtë futbollist.”

“Në një kohë shumë të shkurtër ne i kthyem përgjigjen në lidhje me kontratën e këtij futbollisti, kjo të përkthyer dhe në gjuhën angleze, një kontratë e cila ishte firmosur nga vetë lojtari, – ka vijuar ai. – Dua të theksoi se në asnjë pikë të kontratës nuk merren përsipër nga klubi shpenzimet mjekësore të lojtarëve. Por ne si humanistë i bëmë rezonancën këtij futbollisti, gjë kjo e cila nuk ka ndodhur me asnjë futbollist tjetër në këtë klub. Vrucina shprehu dëshirën që operacionin ta bënte në shtetin e tij dhe ne nuk mund ta kundërshtonim.”

“Futbollisti iku, por nuk u kthye më, – ka theksuar zyrtari beratas. – Gjithashtu në kontratë shkruhet e zeza mbi të bardhë, nëse një lojtarë largohet pa dijeninë e klubit quhet automatikisht i larguar. Të gjitha këto informacione ia kemi dërguar FIFA-s, po nga e njëjta zyrë që na erdhi kërkesa, duke u konsultuar dhe me juristin e FSHF-së. Pas një viti na vjen përsëri një kërkesë tjetër, e cila i ka ardhur dhe Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulkut, e cila na njoftonte se duhet të bëjmë pagesën financiare për futbollistin sipas kontratës.”

“Të njëjtën dokumentacion i dërgojmë dhe z.Ilir Shulku, ku i kërkojmë ndihmë që FSHF-ja të na mbroj në organet e mësipërme, pasi është futbollisti ai që ka shkelur rregullat e kontratës. Deri në këto momente nuk na është komunikuar asnjë lloj vendimi, përveçse atyre që lexuam në media”, – ka përfunduar shefi i klubit “Tomori”, Polizoi Kuqo.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

Memushaj pezullohet për 6 ndeshje, derbi i kryeqytetit kushton shtrenjt

Memushaj pezullohet për 6 ndeshje, derbi i kryeqytetit kushton shtrenjt

AlbanianSport.com 20/02/2024 17:15 ASNN – Disiplina, gjoba dhe pezullime trajnerësh, Partizani e Tirana

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh