AlbanianSport.com 20.12.2014 11:15
ASNN – Tomori kërkon surprizën në Gjirokastër ndaj Luftëtarit, teksa synon marrjen e një rezultati pozitiv dhe mbylljen e vitit 2014 në një pozicion të lartë në renditje.
Por në ndeshjen e sotme në Gjirokastër do të jetë me mungesa, sepse për arsye kartonësh nuk do të jetë kapiteni Gersi Arbëri dhe mbrojtësi Bitri.
Megjithatë formacioni i mundshëm i Tomorit do të jetë me skemën taktike 4-4-1-1: Vashaku, Ramazani, Kuçi, Bishaj, Frataraku, Sharavolli, Myzyri, Avdo, Uzuni, Papa, Idrizaj.
E me të tillë formacion, Tomori kërkon të marrë pikë në Gjirokastër.