AlbanianSport.com 10.12.2014 21:40
ASNN – Tomori arriti të fitonte 1-0 në fushën e vështirë të Lushnjës duke hedhur poshtë polemikat e lindura së fundmi. Në këtë fazë të parë, beratasit kanë arritur të grumbullojnë 15 pikë në 10 ndeshje, ku duhet theksuar se nga këto pikë Tomorit i janë hequr tre nga organet disiplinore të FIFA-s. Ndërkaq, Tomori i është rikthyer stërvitjes ditën e hënë, e cila zhvillohet me dy seanca në ditë.
Stërvitja vazhdon të jetë intensive dhe të gjithë besojnë se në këtë fazë të dytë nuk do të ketë më hapa fals, ashtu siç ndodhi në fazën e parë. Në ndeshjet në shtëpi ekipi i Tomorit ka grumbulluar plotë 8 pikë, ku hapi fals i fundit ishte ai përballë Naftëtarit, i cili ndikoi dhe në largimin e trajnerit Memushi. Në Peqin futbollistët beratas do të shkojnë me objektiva të qarta, pra të marrin maksimumin e pikëve, edhe pse në këtë ndeshje.
Tomori do të shkoi me mungesat e Ramazanit, Bishës dhe Avdos, të tre për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë. Është një ndeshje, e cila nuk është marrë lehtë pasi e dinë gjendjen e Shkumbinit dhe në këtë ndeshje ata do të kërkojnë maksimumin. Lajmi i mirë për Tomorin është rikthimi i sulmuesit Idrizaj, i cili vjen pas një dëmtimi gjashtë javorë.