AlbanianSport.com 02.11.2014 19:45
ASNN – Duke folur pas ndeshjes që u mbyll me rrjeta të paprekura midis Tomorit dhe Dinamos, trajneri i vendasve, Eqerem Memushi, deklaroi: “Ishte një lojë e gjitha nën kontrollin tonë, atje ku nuk na munguan as rastet për shënim”.
“Jam i kënaqur nga loja e ekipit tim, por jo nga rezultati, – ka theksuar vlonjate i pankinës së Tomorit. – Kjo pasi nuk duhet të dilnim me një pike nga fusha.” Ndërsa homologu i tij kryeqytetas, trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, e pranoi edhe barazimin.
“Jam i kënaqur me pikën e marrë sot në Berat, – ka deklaruar kreu i pankinës së bluve kryeqytetas. – Në këto pesë javë kemi treguar që jemi një nga pretendentët për në Kategorinë Superiore.
“Tomori është një ekip shumë i fortë, ndërsa këtë gjë e vërtetoi në këtë ndeshje. Na vuri here pas here në vështirësi dhe u munduam të mbroheshim mirë”, – ka përfunduar trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti