Gjergj Vyshka 02.02.2015 15:35
ASNN – Në orët e fundit të merkatos, Tomori e ka gati një mbrojtës. Tashmë për të gjithë futbollin shqiptar ka nisur numërimi mbrapsht për tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër.
Tomori i Beratit pasi ka bërë të vetët Milen, Shtrepin, Muxhajn, ndërsa pret dhe Bitrin, është dhe në pritje të një mbrojtësi. Sipas faqes në “Facebook”, FK Tomori, beratasit e kanë gati këtë mbrojtës.
Por emrin e tij do ta bëjnë të ditur vetëm pasi të ketë përfunduar gjithçka. Dhe sipas asaj që thuhet beratasit janë duke u përpjekur që ta bëjnë sa më shpejt gati për ndeshjen e 7 shkurtit me Sopotin në Berat.