AlbanianSport.com 10.09.2016 15:05
ASNN – Beratasit këmbëngulin për Mihanin dhe Meton, por specialistët dhe tifozët duan portierin Aldo Teqja, që është pjesë e Skënderbeut, si dhe shkodranin Kiri. Gjithçka mbetet e hapur deri në mbyllje të merkatos verore. Beratasit këtë fundjavë do t’u japin fund përgatitjeve të nisura javën e kaluar në kampingun e Qerretit dhe më pas do të vendosen në qytetin muze për të vijuar përgatitjet për fillimin e kampionatit.
Pas humbjes së thellë në miqësore me Egnatian, 0-4, Tomori ka barazuar 0-0 në miqësoren tjetër me Besën, atje ku stafi teknik ka synuar të rikuperojë psikologjikisht lojtarët. E vërteta është se analiza e pasndeshjes me Egnatian është shoqëruar me tone të ashpra e deri në ofendime ndaj lojtarëve nga trajneri Sinella.
Ndërkohë, ashtu sikurse ishte paralajmëruar disa ditë më parë, beratasit janë hedhur në sulm për të marrë lojtarë cilësorë. Po synohet afrimi i dy futbollistëve cilësorë dhe të njohur, si sulmuesi Agim Meto, që do të plotësonte një boshllëk të madh në këtë repart, ndërsa aktualisht është vetëm Kanapari.
Por dëshira e vjetër e trajnerit Sinella është dhe afrimi i Meglid Mihanit me të cilin kanë rinisur sërish bisedimet. Por një ide mbetet edhe portieri Aldo Teqja, ndonëse ky i fundit është pjesë e Skënderbeut, si dhe për shkodranin Kiri. Sepse të dy këto përforcime, së bashku me Meton e Mihanin, do ta bënin Tomorin më të fortë.