AlbanianSport.com 21.11.2014 13:05
ASNN – Pas mungesës një javore të kapitenit Gersi Arbëri, ky lojtar rikthehet për të plotësuar boshllëkun të cili la në ndeshjen me Bylis. Në një prononcim për gazetat sportive të ditës”, kapiteni Arbëri pohon: “Ndeshja e radhës ka po atë vështirësi që ka çdo transfertë. Na ka shërbyer kjo ndalesë e kampionatit, duke na dhënë më shumë kohë për t’u përgatitur. Synimi jonë në çdo ndeshje është të grumbullojmë maksimumin e pikëve dhe të jemi sa më pranë kreut. Nga gabimet që janë vërejtur javët e fundit i kemi reduktuar dhe mundësit për të dalë nga Pogradeci me 3 pikë janë të mëdha. Përballë do të kemi një ekip modest, i cili luan fortë në shtëpinë e tij dhe në përbërje ka futbollistë, të cilët kanë vite që luajnë bashkë”. Mungesa e vetme përballë kësaj transferte pogradecare do të jetë Myzyri, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen që lamë pas. Në repartin e sulmit, i cili ka qenë problematik në këto javë rikthehet sulmuesi vlonjat Onils Idrizaj, ndërkohë në mëdyshje është aktivizimi i Gjatës, që duket se ende nuk është gati.