AlbanianSport.com 28.10.2014 16:10
ASNN – Duke folur për shtypin sportiv të ditës, kapiteni i Tomorit, Gersi Arbëri, ka deklaruar: “Ndeshja me Sopotin nuk ishte ajo çka ishte përgatitur për një javë nga skuadra jonë. Në këtë ndeshje na është dashur të përballemi me një gjykim të njëanshëm, e cila ndikojë në lojën tonë. Sigurisht që këtu nuk lë pa përmendur dhe gabimet tona, të cilat na kanë kushtuar shumë në këtë ndeshje.”
“Edhe ato disa raste të pastra që patëm për shënim ne nuk arritëm t’i shfrytëzonim si duheshin, – ka vijuar ai. – Duhet të jemi të saktë përpara portës dhe kjo na ka kushtuar në dy ndeshje e luajtura jashtë fushe. Ndërkohë jemi duke u përgatitur për ndeshjen e së shtunës me Dinamon, të cilën do ta luajmë në fushën tonë. Në shtëpinë tonë nuk duhen bërë hapa fals për më tepër kur do të përballemi me një skuadër, e cila ka si objektiv ngjitjen në Kategorinë Superiore.”
“Jemi optimist përpara kësaj sfide me besimin e marrjes së tre pikëve dhe djemtë janë duke u stërvitur për suksesin e radhës në shtëpi. Kemi dy ndeshje njëra pas tjetrës në shtëpin tonë, fillimisht me Dinamon e më pas me Bylisin. Duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të marrim maksimumin në këto dy sfida, pasi në rast fitoresh do ta shihnim vetën në krye të klasifikimit”, – ka përfunduar kapiteni i Tomorit, Gersi Arbëri.