“Tokio 2020” / Sifan Hasan, 24,500 në 8 ditë për me një mision të trefishtë

Share Button

AlbanianSport.com 02/08/2021 14:40

ASNN – Holandezja nga Etiopia do të vrapojë 24,500 metra për podiumin në 3 disiplina. Atletja Sifan Hasan, do të garojë në plot 6 gara të gjysmëthellësisë apo thellësisë në vetëm 8 ditë në pistën e Stadiumit Olimpik të Tokios. Me pak fjalë, duke përfshirë edhe bateritë eliminatore, ajo do të përshkojë plot 24,500 m në kërkim të podiumit, pse jo, edhe medaljeve të arta në disiplinën e 1,500, të 5,000 dhe të 10,000 m.

U duk si një tragjedi ajo që po ndodhte në xhiron e fundit të njërës prej baterive eliminatore të garës së 1,500 m, teksa njëra prej pretendenteve për ta fituar kurorë olimpike, Sifan Hasan e Holandës, u bë viktimë e një vazhde rrëzimesh, duke përfunduar në pistë pas pengimit nga keniania Edinah Xhebitok. Por 29-vjeçarja u ngrit dhe brenda 400 metrave, i parakaloi të gjitha konkurrentet dhe arriti në finish e para.

Natyrisht një arritje mbresëlënëse, por ajo që është më mbresëlënës është fakti se ajo do të garojë në plot 6 gara të gjysmëthellësisë apo thellësisë në vetëm 8 ditë në pistën e Stadiumit Olimpik të Tokios. Me pak fjalë, duke përfshirë edhe bateritë eliminatore, ajo do të përshkojë plot 24,500 m në kërkim të podiumit, pse jo, edhe medaljeve të arta në disiplinën e 1,500, 5,000 dhe 10,000 m. Një sfidë kjo që rrallë është përjetuar, veçanërisht duke marrë parasysh kushtet e motit të nxehtë me të cilat atletët po përballen në Tokio.

“Për mua është vendimtare të ndjek atë që më thotë zemra, sepse kjo është shumë më e rëndësishme sesa medaljet e arta, sepse kjo më mban të motivuar dhe që të vazhdoj ta shijoj këtë sport”, – ka deklaruar ajo për mediat pas garës. Ndërkohë që është mbajtëse e rekordit botëror në 1,500 m, ajo është pretendente për medalje në të 3 disiplinat në Tokio, duke qenë edhe kampione e botë si në 1,500 dhe 10,000 m, por edhe medaliste e bronztë në 5,000 m.

Sidoqoftë, Sifan Hasan ende nuk ka fituar një medalje olimpike dhe e lindura në Etiopi në 1993-shin, erdhi si refugjate 15-vjeçare në Holandë në 2008-ën dhe e kaloi kohën duke vrapuar dhe duke studiuar të bëhej infermiere. 5 vite më vonë ajo fitoi nënshtetësinë holandeze dhe që nga ajo koha karriera e saj ka njohur rritje në arenën ndërkombëtare të atletikës. Por tanimë, ajo është me një mision të trefishtë në Tokio, duke synuar diçka që rrallëkush e ka bërë para saj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh