“Tokio 2020” / Parakalon SHBA-në, Kina fiton Olimpiadën… “në shtesë”!?

Share Button

AlbanianSport.com 16/08/2021 18:25

ASNN – Përllogaritja sipas mediave shtetërore bën që të parakalohet në renditje SHBA-ja. Është Kina që ka deklaruar ngadhënjimin e saj në Olimpiadën “Tokio 2020”, teksa mediat shtetërore ofruan një tjetër përllogaritje të medaljeve, që e përmbys atë zyrtare të shpallur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Ky i fundit rendit të parën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Kinën të dytën. Lojërat Olimpike “Tokio 2020” janë mbyllur më 8 gusht, por duket se beteja për triumfin në to vazhdon ende.

Është Kina që ka deklaruar ngadhënjimin e saj në festivalin më të madh sportiv në planet, teksa mediat shtetërore ofruan një tjetër përllogaritje të medaljeve, që e përmbys atë zyrtare të shpallur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Ky i fundit rendit të parën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Kinën të dytën. Sipas IOC-së, SHBA-ja fitoi 39 medalje të arta, 41 të argjendta dhe 33 të bronzta, gjithsej 113 medalje. Ndërkaq, Kina fitoi 38 medalje të arta, 32 të argjendta dhe 18 të bronzta, gjithsej 88 medalje.

Por një javë pas mbylljes së këtyre lojërave olimpike, foto të botuara në platformën sociale kineze, “Weibo” dhe Televizioni Qendror i Kinës (CCTV), tregojnë një renditje të ndryshuar, ku Kina pretendon edhe medaljet e fituar nga Hong Kongu apo Taivani. Duke i shtuar vetes këto medalje, totali i Kinës shkon në 41 të arta, 37 të argjendta dhe 27 të bronzta, gjithsej 106 medalje. Ndonëse edhe me këtë renditje, Kina renditet e dyta sa i përket totalit të medaljeve, fitues i Olimpiadës shpallet zyrtarisht ai që fiton më tepër medalje të arta.

Madje, kinezët pretendojnë se, me gjithë medaljet e Makaut, numri i të artave shkon në 42 dhe prandaj ata pretendojnë të jenë fitues të Olimpiadës. Ndonëse ato janë territore kineze, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i njeh ato si territore të pavarura, ndërsa kjo renditje ka shkaktuar zemërim në Tajvan, që njihet zyrtarisht si Taipei Kinez. Nga 11,656 sportistë që konkurruan në “Tokio 2020”, Kina dërgoi përfaqësohej me 431 sportistë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës me plot 634.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh