“Tokio 2020”, organizatorët synojnë uljen e kostove astronomike të Lojërave

Share Button

AlbanianSport.com 22/12/2017 13:55

ASNN – Organizatorët e “Tokio 2020” kanë zhvilluar të premten një mbledhje të rëndësishme ku kryefjala e saj ka qenë buxheti për Lojërat Olimpike. Ky takim u organizua sepse kryeqyteti japonez ka qenë nën presion për të reduktuar shpenzimet. Buxheti i përgjithshëm i Lojërave tani qëndron në shifrat prej 12.6 miliardë dollarë. Kjo shumë është 1.4 miliardë dollarë më pak se buxheti i miratuar në dhjetorin e vitit të kaluar.

Por edhe 0.3 miliardë dollarë më pak, krahasuar me shumën që u miratua në muajin maj të 2017. “Ne do të vazhdojmë të kërkojmë ulje të mëtejshme të buxhetit të Lojërat Tokio 2020, sidomos në sektorët e transportit, akomodimit dhe sigurisë,” – thanë organizatorët në një deklaratë. Ata përshëndetën një “reduktim të ndjeshëm të kostove” që rezultojnë nga “përpjekjet e vazhdueshme… për të shmangur rekursin ndaj fondeve publike”.

“Ky nuk do të jetë fundi i përpjekjeve për uljen e kostos,” – u zotua Hidemasa Nakamura, zyrtari kryesor financiar i komitetit organizativ të Tokios 2020, në një konferencë shtypi.

Ndërsa Kryetari i Komisionit të Koordinimit të Lojërave të IOC-së, Xhon Kouts tha në tetor se Tokio duhet të synojë të ulë kostot e përgjithshme me 1 miliard dollarë nga shifra e përkohshme. Komiteti Organizativ i Tokio 2020 do të mbulojë 5.6 miliardë dollarë të kostove.

Ndërsa autoritetet e qytetit të Tokios dhe qeverinë japoneze që kanë ngrirë një shtesë prej 7 miliardë dollarë mes tyre. Buxheti i Komitetit Organizativ prej 5.6 miliardë dollarësh mbulohet nga shitja e biletave, licencimi dhe sponsorizimi. Të ardhurat nga sponsorizimet kanë patur një rritje prej 0.9 miliardë dollarë. Megjithatë, Tokio 2020 pranoi se ende duhej të gjente 0.2 miliardë dollarë me “të ardhurat shtesë të pritura” për të balancuar zërat dhe u zotua se do të “vazhdonte të kërkonte mënyra” për të siguruar fonde shtesë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh