AlbanianSport.com 07/08/2021 23:00
ASNN – Fiton 2-1 në shtesë në Jokohama dhe mbron kurorën olimpike në futboll. Brazili siguroi medaljen e artë, pasi një gol i vonë në shtesë nga i sapofuturi Malkolm, u dhuroi amerikanolatinëve një fitore 2-1 ndaj Spanjës. Ishte medalja e dytë olimpike kjo për Brazilin në futboll, dhe e dyta radhazi dhe u sigurua në një finale që pati nevojë për kohët shtesë dhe që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH 1.
Brazili mposhti Spanjën në finalen e turneut të futbollit në Lojërat Olimpk “Tokio 2020” dhe siguroi medaljen e artë, pasi një gol i vonë në shtesë nga i sapofuturi Malkolm, u dhuroi amerikanolatinëve një fitore 2-1. Ishte medalja e dytë olimpike kjo për Brazilin në futboll, dhe e dyta radhazi dhe u sigurua në një finale që pati nevojë për kohët shtesë dhe që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH 1.
Ndeshja e luajtur në Stadiumin Ndërkombëtar të Jokohamas pa një lojë të vakët në çerekoren e parë, por në të 16-tën minutë, Diego Karlos reagoi shpejt për ta shpëtuar Brazilin nga pësimi i golit, ashtu sikundër bëroi 4 minuta më pas edhe portieri spanjoll, Unai Simon, i cili largoi një gjuajtje të zgjuar nga Mateus Kunja. Në minutën e 38-të, është Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR), që i akordon Brazilit një 11-metërsh.
Por Riçarlison, shënuesi më i mirë i këtij turneu olimpik të futbollit, gabon në mënyrë të pabesueshme dhe nuk e gjen dot katërkëndorin e portës spanjolle. Megjithatë, në minutat shtesë të pjesës së parë, brazilianët e gjejnë golin që vlen. Ndonëse Riçarlison kërcënoi ta dyfishonte epërsinë e Brazilit me fillimin e pjesës së dytë, por u ndal nga shtylla horizontale. Spanja është zgjuar dhe Ojarzabal, i cili pati një paraqitje të shkëlqyer në Evropianin e këtij viti, barazon shifrat pas një ore lojë.
Megjithëse Spanja mund ta kishte vjedhur fitoren në fund, por goditja e Brajën Gilit gjeti shtyllën horizontale të portës braziliane, koha e rregullt do të mbyllet në barazim 1-1 dhe gjithçka do t’u drejtohet dy pjesëve shtesë nga 15 minuta secila dhe, me fillimin e së dytës, teksa asnjëra nga skuadrat nuk po guxonte është futja e lojtarit të Zenitit të Shën Pjetërburg, Malkom, ajo që bëri dallimin për Brazilin, që gjen golin e fitores.
Kështu, pra Brazili rrëmben medaljen e artë, Spanja ngushëllohet me të argjendtën, ndërsa Meksika, e cila mundi një ditë më parë përfaqësuesen vendase, Japoninë, 3-1, mori të bronztën, që ishte medalja e dytë olimpike në futboll për amerikanoveriorët, pasi triumfit të tyre të papritur në “Londër 2012”.