Todi Janku 85 vjeç, një kartolinë urimi për mbretin e boksit shqiptar

Share Button

Todi-Janku

Andon Janku 08.01.2015 15:55

Todi Janku nesër në 85-vjetorin e lindjes, ndërsa familja e “dorezave” është në festë. Todi Janku, mbreti i boksit shqiptar, nesër feston 85-vjetorin e lindjes. E si i tillë e meriton një kartolinë urimi, ndërsa familja e dorezave duket se është në festë. Todi Janku ka lindur më 8 janar 1930 në Tiranë dhe sot banon pranë kryqëzimit të 21 dhjetorit. Që në moshën 12-vjeçare ka nisur punën e tij në profilin e marangozit, të cilin e vazhdon dhe sot. Edhe si marangoz mban titullin “Mjeshtër në profesion”.

Ai ka kontribuar në shumë vepra të ndryshme e në veçanti në panairet ndërkombëtare të organizuara në shumë vende të Evropës, Afrikës, Lindjes së Mesme nga dhoma e tregtisë në Shqipëri. Në moshën 17-vjeçare, Todi Janku merr pjesë në aksionin kombëtar për ndërtimin e hekurudhës Peqin-Durrës-Tiranë. Më pas shkon vullnetar në ndërtimin e autostradës Beograd-Zagred në ish-Republikën e Jugosllavisë. Në këto aksione, Janku i madh i dorezave shqiptare ka marrë shumë fleta lavdërimi, sulmuese e dekorata të ndryshme.

Përveç kësaj, Todi Janku është një figurë e ndritur e sportit shqiptar e në veçanti e boksit shqiptar. Sportin e dorezave e ka ushtruar në vitet 1952-1963. Në vitin 1956 është Mjeshtër Sporti. Nga viti 1956 dhe deri më 1963 është trajner i Tiranës në boks. Boksier, kapiten i Tiranës dhe më pas i ekipit kombëtar të të rriturve. Në vitin 1971, Mjeshtër i Merituar i Sportit. Është dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të parë më 7 dhjetor 1995, dekreti Nr. 1316.

Në karrierën e tij, Todi Janku është fitues tre herë i anketës së 10 sportistëve më të mirë në vitin 1959, 1960, 1961. Jo vetëm kaq, por është fitues i anketës “Boksieri më i mirë i shekullit| më 1996, si dhe super-anketës “10 sportistët më të mirë të shekullit” më 1998. Për 12 vjet rresht është “kampion kombëtar”, fitues i Kupës së Republikës, pikërisht në vitet 1952-1963. Më 1999 është nderuar me titullin “Nderi i sportit shqiptar”, kurse në 2000-n nga Bashkia e Tiranës ka marrë titullin “Mirënjohje e qytetit të Tiranës”.

Në kuadrin e Lojërave Olimpike “Athinë 2004”, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar e ka vlerësuar me urdhrin olimpik. Është nderuar me titullin “Mirënjohje” nga Federata Shqiptare e Boksit në vitin 2004, si dhe nga klubi sportiv Tirana më 2012. I është akorduar me vendim të Këshillit të Ministrave pensioni e posaçëm. Që nga viti 1991 është anëtar i grupit nismëtar për rilindjen dhe riorganizimin e boksit shqiptar, kurse për shumë vite ka qenë edhe anëtar i Komitetit Drejtues të kësaj Federate.

Që nga viti 2001, Klubi Shumësportësh “Tirana” për nder të Todi Jankut organizon turne boksi për nder të tij. Në karrierën e tij, Todi Janku numëron 82 ndeshje, 6 ndërkombëtare, prej të cilave 80 i ka fituar përpara kohe me nokaut, kurse dy të tjera i ka me pikë. Ndërkohë për të janë shkruar shumë në Kalendarin Enciklopedik, Fjalorin Enciklopedik, Visaret e sportit shqiptar, Më të mëdhenjtë e sportit shqiptar, Homazhe për artistë e sportistë shqiptar, Historia e boksit shqiptar në dy vëllime.

Autorë të ndryshëm si Aristidh Plaka, Ibrahim Xhama, Ismet Bellova, Lluka Heqimi, Kastriot Ahmati, Rexhep Demetja dhe Et’hem Ibrahimi e kanë pasur në librat e tyre këtë ikonë të boksit shqiptar. Për atë çfarë ka dhënë në ringun shqiptar i janë vënë epitete të ndryshme të tilla si: “I pamposhturi i ringut”, “Ekzemplari, “Xhon Foreman dhe Todi Janku, dy “nokaut”-uesit e mëdhenj në boks ose në caqet e legjendës”, “Kampioni Unikal”, “Më i madhi i të gjitha kohërave”, “Tajsoni shqiptar”, “Mbreti i dorezave shqiptare” dhe “Mbreti i boksit shqiptar”.

Todi Janku është një bashkëshort i devotshëm, një prind shembullor, një gjysh i dashur, vëlla e shok i mirë. Urime sportist i pamposhtur, legjenda e boksit shqiptar. Madje një grup shokësh e bashkëmoshatarësh i kanë uruar legjendës së boksit shqiptar dhe një shërim të shpejtë, teksa është duke kaluar një gjendje shëndetësore jo të mirë. Këtyre urimeve u bashkohet edhe AlbanianSport.com si një promotore e sportit dhe vlerave e legjendave të tij.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh