AlbanianSport.com 16.04.2015 10:25
ASNN – Një tjetër federatë ndërkombëtare pranon në gjirin e saj Kosovën. Atletika ka ndezur dritën jeshile për ndërkombëtarizimin e sportit në Kosovë.
Gjatë mbledhjes së mbajtur në Pekin, Bordi Ekzekutiv i Federatës Botërore të Atletikës pranoi me të drejta të plota Federatën Kosovare të Atletikës.
Lajmin e bën të ditur vetë federata ndërkombëtare në një komunikatë zyrtare të publikuar në faqen e saj në internet.
Pas Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, basketbollit apo dhe sporteve të tjera, atletika është e radhës që pranon Kosovën.