Tiranës i mjafton pjesa e parë ndaj Teutës, 2-0 për bardheblutë (Video)

Share Button

Tirana-Teuta-2-0-krosim-2015

AlbanianSport.com 26.09.2015 21:20      

ASNN – Tirana ka mundur të shtunën Teutën 2-0, me dy gola të shënuar në pjesën e parë, në takim që u zhvillua në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Në dy takimet e tjera të së shtunës, Skënderbeu fitoi 4-1 në Ballsh ndaj Bylisit vendas, ndërsa Partizani triufoi 2-1 në Pukë ndaj Tërbunit. Java e 5-të e Kategorisë Superiore vijon të dielën me dy takimet e fundit.

Të shtunën në mbrëmje është luajtur takimi i tretë i javës së 5-të të Kategorisë Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit, ai midis Tiranës dhe Teutës, që u zhvillua në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Tirana e ka nisur ndeshjen praktikisht me gol, të realizuar në fund të minutës së dytë nga Gentian Muça, dhe ka vijuar ta thellojë epërsinë në minutën e 28-të, me atë të serbit Karan.

Me këtë epërsi dygolëshe të bardhebluve do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat nuk do të sjellin gola të tjerë dhe Tirana korr fitoren e dytë në këto 5 javë kampionat. Në fakt, java e 5-të e Kategorisë Superiore ka ngritur siparin me takimin midis Tërbunit dhe Partizanit, që u luajt pasdreke në Stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës dhe u fitua nga të kuqtë kryeqytetas me rezultatin 2-1. Sukaj e kaloi në epërsi Partizanin në pjesën e parë.

Ndërsa në të dytën protagonistë është Ditmir Bicaj, i cili shkakton fillimisht një autogol në portën e tij, duke vijuar të shënojë edhe në krahun tjetër golin e fitores së të kuqve. Kjo javë ka vijuar me takimin e orës 16:00, atë midis Bylisit dhe Skënderbeut, që u luajt në Stadiumin “Adush Muça”. Skënderbeu ka thyer tabunë 17-vjeçare, duke triumfuar madje thellë, 4-1 në Ballsh ndaj vendasve dhe duke ruajtur bilancin e 100 % fitoreve në këto 5 javë të para.

Java e 5-të vijon të dielën me dy takimet e fundit dhe, duke nisur nga ora 13:00, Vllaznia pret në Pukë Laçin, ndërsa duke nisur nga ora 16:00, Flamurtari është mysafir në Kukës, ku do të ndeshet me skuadrën vendase. Renditjen e Kategorisë Superiore e kryeson Skënderbeu, me pikë të plota, 15, i ndjekur nga Partizani, me 13 pikë, Teuta me 9, Tirana me 8, dhe Kukësi e Laçi, me nga 6 pikë secila.

 

Kategoria Superiore

Java e 5-të

 

Të shtunën, 26 shtator 2015:

 

Tërbuni – Partizani               1-2

Shënues: Bicaj 57’(a.g) / Sukaj 26’, Bicaj 75’

Stadiumi “Ismail Xhemali”, Pukë

 

Bylis – Skënderbeu              1-4

Shënues: Romaul Seara 85’ / Olajinka 3’, S. Lilaj 55’, Salihi 65’, Latifi 87’

Stadiumi “Adush Muça”, Ballsh

 

Tirana – Teuta                       2-0

Shënues: Muça 2’, Karan 28’

Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë

 

Të dielën, 27 shtator 2015:

 

Vllaznia – Laçi                       (13:00)

Stadiumi “Ismail Xhemali”, Pukë

 

Kukësi – Flamurtari              (16:00)

Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         B.        H         Gsh-Gp          Pikë

  1. Skënderbeu 5          5          0          0          10-2                15
  2. Partizani 5          4          1          0          9-4                13
  3. Teuta 5          3          0          2          6-6                9
  4. Tirana 5          2          2          0          6-4                8
  5. Kukësi 4          2          0          2          5-3                6
  6. Laçi 4          1          3          0          5-3                6
  7. Flamurtari 4          1          1          2          3-3                4
  8. Tërbuni Pukë 5          1          0          4          5-9                3
  9. Bylis Ballsh 5          0          1          4          2-11              1
  10. Vllaznia 4          0          0          4          1-7                0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh