AlbanianSport.com 29/03/2019 17:10
ASNN – Në mungesë, për arsye objektive, të trajnerit Ardi Mema, në konferencën për shtyp të së premtes ka dalë përpara mediave ndihmëstrajneri Erjon Xhafa, i cili ka theksuar se Tirana nuk mund të bazohe tek ndeshja e Kupës, pasi ka një specifikë tjetër, kampionati ka një specifikë tjetër. Sa i përket të atit të trajnerit dhe ish-futbollistit bardheblu, Ali Memës, që u nda pak ditë më parë nga jeta, Xhafa tha se “respekti më i mirë dhe më i madh që mund t’i bëjmë është fusha e lojës, duke marrë një fitore nesër. Duke ia dedikuar atij dhe profesor Ardianit.”
Lidhur me kundërshtarin e radhës, Laçin, ai tha: “Nuk ja vlen të flas për rëndësinë e ndeshjes pasi dihet që çdo ndeshje është si një finale. Grupi është në gjendje të mirë, stërvitja ka shkuar mirë, shpresoj që të marrim frytet e asaj pune që kemi marrë gjatë javës. Nuk duhet të futemi me idenë se ngrihemi ose ulemi nga kjo ndeshje, duhet të futemi të japim maksimumin për tifozët tanë.” Ndihmëtrajneri bardheblu ka kërkuar nga skuadra ta lërë pas humbjen me Kastriotin, teksa tha: “E kemi obligim që ta harrojmë, nëse mbetemi te e shkuara do bëhet dëm për të ardhmen:”
“Çfarë kalon nuk kthehet më, do ishte fatale nëse do hyjmë në këtë ndeshje duke menduar se çfarë ndodhi javën e kaluar”, – shto ish-futbollisti, i cili ka komentuar edhe Mungesën e Karabecit dhe Mavejesë. “Çdo lojtar ka rëndësinë e vetë, aq më tepër që Karabeci është kapiteni i ekipit, – ka thënë Xhafa. – Mendoj që lojtarë që do t’i zëvendësojnë janë gati për të bërë detyrën e tyre. Kemi një kontingjent profesionistësh që përgatiten që të jenë gati kur t’u jepet shansi i tyre. Kupa ka një specifikë tjetër, kampionati ka një specifikë tjetër.”
“Nuk duhet të nisemi nga fitorja 3-0 sepse asnjë ndeshje nuk i ngjan tjetrës, – ka theksuar ai. – Trajneri i tyre është ndërruar, lojtarët e tyre duhet të tregojnë që janë të vlefshëm para trajnerit, kanë ide të tjera. S’duhet të mendojmë për ndeshjen e kaluar. Mungesa e Ardi Memës është morale më shumë. Është një ndikim pasi është trajneri i parë, moralisht është gjithmonë me ne, pavarësisht se nuk ka qenë me ekipin për shkak të fatkeqësisë që i ka ndodhur. Respekti më i mirë dhe më i madh që mund t’i bëjmë Ali Memës është fusha e lojës, duke marrë një fitore nesër.”
“Duke ia dedikuar atij dhe profesor Ardianit”, – theksoi ndihmëstrajneri i bardhebluve, cili tha në mbyllje se, “ky emër (Tirana) meriton të jetë në Evropë, si klub për traditën e të gjitha që ka, ama nuk mund të shkosh në Evropë pa qenë i vetëdijshëm se ku ndodhemi. Duhet të largohemi nga zona e ftohtë dhe hap pas hapi mund të shohim për më lart.”
Kategoria Superiore
Java e 26-të
Të premten, 29 mars 2019:
Kukësi – Partizani (18:00)
Të shtunën, 30 mars 2019:
Luftëtari – Skënderbeu (14:00)
Tirana – Laçi (17:00)
Teuta – Kastrioti (17:00)
Flamurtari – Kamza 3-0 (në tavolinë)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Partizani 25 16 5 4 29-11 53
- Kukësi 25 13 5 7 27-16 44
- Teuta 25 10 10 5 30-22 40
- Skënderbeu 25 11 4 10 27-23 37
- Laçi 25 9 10 6 20-19 37
- Flamurtari 25 9 8 8 21-19 35
- Tirana 25 7 8 10 28-26 29
- Luftëtari 25 8 4 13 23-30 28
- Kastrioti 25 7 3 15 22-41 24
- Kamza 25 4 5 16 13-33 17