Tirana / Trajneri Shehi: Partizani, një derbi, por që vlen vetëm 3 pikë

Share Button

AlbanianSport.com 24/10/2021 17:10

ASNN – Trajneri dhe futbollisti i bardhebluve, Hoxhallari, kërkojnë të ulin ngarkesën para sfidës. Kështu, Tirana pret të hënën në mbrëmje Partizanin, në takimin që ul siparin e javës së 6-të të Kategorisë Superiore dhe trajneri i bardhebluve, Orges Shehi, është i ndërgjegjshëm për peshën që ka derbi. “Ju i mbani statistikat, ne do të mundohemi nesër të marrim fitoren dhe vetëm për këtë do  futemi në fushë për të vazhduar rrugëtimin tonë”, – ka thënë ai fillimisht.

“Të gjithë derbit që mbaj mend unë dhe ka shumë vite që i mbaj mend, nuk ka pasur ndikim klasifikimi, zërohet gjithçka, zërohen pozicionet dhe për një ndeshje duket sikur luhet java e parë e kampionatit pa pasur rëndësi pozicioni”, – ka shtuar trajneri bardhbeblu, për të cilin, në këtë fazë, derbi ka sidoqoftë një ngarkesë më të vogël. “Dihet rëndësia që ka derbi, sigurisht është një ndeshje që ka impakt te të gjithë, sidomos te tifozët dhe lojtarët”, – ka theksuar Shehi.

“Është një ndeshje e rëndësishme por që vlen 3 pikë dhe është vetëm fillimi i kampionatit, – ka theksuar ai. – Skuadra vjen e plotë, kemi rikuperuar lojtarë që nuk ishin javën e kaluar dhe jemi të plotë për sfidën e nesërme.” Fjalëve të trajnerit u ka bërë jehonë edhe futbollisti Erion Hoxhallari, i cili tha: ““Është kundërshtari i radhës, me çdo ekip vlen 3 pikë fitorja, ashtu vlen edhe me Partizanin. Situata është normale.”

“Si çdo ndeshje tjetër, e kemi përgatitur si çdo ndeshje tjetër, jemi përgatitur mirë dhe shpresojmë të marrim 100%, – ka vijuar kapiteni bardheblu. – Normalisht që dëshira është të fitojmë, dëshira është e madhe, por nuk vlen kush shënon nesër është e rëndësishme të japim gjithçka e marrim maksimumin nga ajo ndeshje.” Për Shehin, ky derbi nuk është një duel midis tij dhe homologut Ilir Daja, por midis dy rivaleve.

“Mendoj se nuk ka sfida personale, janë kolektive, – ka këmbëngulur ish-portieri i njohur. – Luajnë dy skuadra që i japin tonin kampionatit tonë, janë ato më me rivalitet dhe histori. U kam thënë lojtarëve të jemi të qetë, të mundohemi të kontrollojmë emocionet se të dëmtojnë. Kam marrë përgjigje nga skuadra jo me fjalë, por vepra në stërvitje. Skuadra vazhdon të jetë e motivuar dhe përqendruar pavarësisht kundërshtarit që kemi përballë.”

Si trajneri, ashtu edhe futbollisti bardheblu, kërkojnë një fitore të hënën edhe për tifozët. “Dihet rëndësia që kanë tifozët për skuadrën tonë, jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe në të tjerat kanë qenë të shumtë dhe i falënderoj, – thotë Shehi. – Jam i sigurt që nesër kemi një ndeshje ku do të bëjmë maksimumin për t’i kënaqur.” Kurse Hoxhallari shtoi: “Jemi të qetë, jemi të përgatitur shumë qetë si të jetë sfidë tjetër, shpresojmë të mos kalojmë në eufori nesër dhe të japim maksimumin.”

“Tifozeri na motivon, sidomos në atë stadium, që është mjedis i mirë, shpresoj ta kemi në favor, – vijoi ai. – Ndeshja i ka të tëra rezultatet por duhet të hymë në fushë për maksimumin dhe me besim ndoshta do të arrijmë ta kalojmë këtë ndeshje.” Takimi Tirana-Partizani luhet të hënën, në Stadiumin “Arena Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh