Tirana / Trajneri Shehi: Jo çdo gjë e përsosur, por rëndësi ka fitorja

Share Button

AlbanianSport.com 25/10/2021 22:50

ASNN – E kishte parashikuar se nuk do të ishte një derbi i bukur, por nuk e ka fshehur çlirimin që ka marrë një fitore në një ndeshje historike, por sidomos që ka ruajtur epërsinë në krye të renditjes së Kategorisë Superiore pas këtyre 6 javëve të para. “Sigurisht që ndryshuam në 7 minutat e fundit të pjesës së parë sepse menduam se kundërshtari do të luante me modul tjetër, – ka pohuar trajneri i Tiranës, Orges Shehi, duke folur në triumfin në derbi përballë Partizanit.”

Ndryshuam pasi pamë Muratjan, dhe e ndërruam në 4-3-3, – ka pohuar në vijim trajneri bardheblu. – U shprehëm më mirë, jo çdo gjë ishte perfekte, por rëndësi ka fitorja. Pas rezultateve te mira sigurisht pritshmëritë rriten. Lojtarët porriten dita-ditës dhe kjo na jep shpresë. Do të na duhet të riparojmë disa defekte, por javë pas jave do t’i rikuperojmë. Dihet çfarë rëndësie ka derbi dhe çfarë do të thotë në aspektin psikologjik për lojtarët.”

“Jam 100% i kënaqur, – ka theksuar Shehi. – E thashë që nga mënyra si dolëm sot, kemi për të përmirësuar, por është derbi dhe nuk mbaj mend një derbi që ka pasur cilësi. Nervat janë të tendosura dhe gjendja e lojtarëve është e ngarkuar. Në pjesën e dytë lamë Seferin më lart, duke rrezikuar në mbrojte. U përpoqëm të marrim topin dhe ta nisnim në sulm, por nuk na doli. Dhe kur doli topi, s’e gjetëm Taulantin, kërkuam Ngonë të mbante topin.”

“Të mbyllësh ndeshjen është gjë e mirë, por jo gjithmonë të dalin strategjitë”, – ka shtuar trajneri i Tiranës, i cili ësht pyetur edhe nëse e shihte ende Partizanin për titull. “Unë mendoj që është herët, ka shumë javë në lojë, – ka këmbëngulur Shehi. -Na gëzon vazhdimësia jonë, kemi marrë fitore me skuadra të forta. Këtë vit bie shprehja kampionati fitohet me 4 skuadra, pasi janë 7. Vlejnë shumë përballjet direkte, është herët për të nxjerrë Partizanin nga gara.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh