Tirana / “Tigrat bardheblu prej kartoni”, dëshmi e një merkatoje “prej hallit”

Share Button

AlbanianSport.com 04/01/2019 22:40

ASNN – Ende pa nisur mirë merkato e dimrit, Tirana po dëshmon se është një klub që ka dështuar në merkaton e verës. Blerjet “gjigande” të verës po shndërrohen në “liliputë” të pavlefshëm, që as nuk lënë gjurmë në fushën e lojës. Në këto ditë të para të janarit, Tirana është pranë “divorcit” me sulmuesin kryesor të saj, Dejan Blazhevski. Në verë ai erdhi me bujë të madhe dhe klubi e prezantoi me pompozitet, a thua se ishte Kristiano Ronaldo.

Nuk është hera e parë që Tirana prezanton në këtë formë lojtarë që nuk janë as në nivelin mesatar. Në fakt, Blazhevski u pa në fillim të sezonit si zgjidhje, por koha tregoi se Tirana nuk ka në gjirin e saj një sulmues që kapërcen koeficientin 0.3 gola për ndeshje (kufi kritik minimal për një sulmues në kushtet e kampionatit shqiptar) dhe që të kapërcehet ky koeficient, në 18 ndeshje të luajtura një sulmues duhet të shënojë të paktën 6 ose 7 gola, gjë që nuk ka ndodhur.

Blazhevski ka realizuar vetëm 3 gola dhe me ardhjen e trajnerit Ardian Mema nuk ka qenë preferencë, prandaj largimi i tij është pothuajse i sigurt. Madje, mediat sportive shqiptare shkruajnë se sulmuesi pritet të kthehet në vendlindjen e tij, Maqedoni, për të luajtur me një skuadër të kampionatit kryesor të këtij vendi. Nga ana tjetër, Tirana rrezikon të bjerë sërish në gabimet e dikurshme. Duke bërë blerje sa për të kaluar radhën, e për t’i prezantuar si “tigra” të sulmit, ajo ka rënë në “batakun” e ngritur vetë me dritëshkurtësi.

Koha po tregon se blerjet e Tiranës kanë qenë “tigra prej kartoni” dhe të bëra “prej hallit”. Një skuadër nuk e kalon kurrë krizën duke bërë reklamë të rreme dhe dëshmia më e qartë është pozita e skuadrës në renditje. Por, e gjendur në vendin e 8-të me 17 pikë, në zonën e ftohtë të mbijetesës, Tirana ka mundësinë në këtë merkato dimri, më e pakta të bëjë një kthesë mentale, me blerje “për të qenë” jo me “tigra kartoni”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh