AlbanianSport.com 13.12.2014 15:20
Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të shtunën pasdreke dy takimet e tjera të javës së saj të 16-të dhe Tirana ka lënë pas atë zhgënjim të humbjes në derbin me Partizanit, duke fituar ndaj kampionëve në fuqi, Skënderbeut, falë një dygolëshi të Ndikumanës.
Përballja e luajtur në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” edhe pse pa tifozë, për shkak të dënimit që kanë mbështetësit e skuadrës 24-herë kampione të Shqipërisë, dhuroi mjaft emocione. Në fakt, përballja e bardhebluve me korçarët u zhbllokua që në minutën e 7-të të saj.
Ishte një gabim i mbrojtjes “mike”, që i dha mundësin Ndikumanës të niset me shpejtësi drejt portës kundërshtare dhe me një goditje diagonale ta përcjellë topin në rrjetën e portën korçare. Ndërkaq, goli i dytë u shënua me të filluar pjesa e dytë dhe kishte për autor të njëjtin lojtar.
Pas një inkursioni në zonë, Ndikumana gjunjëzon për të dytën herë skuadrën e trajnerit Mirel Josa, në minutën e 50-të. Me këtë fitore, Tirana ngjitet në kuotën e 32 pikëve, një më pak se Partizani kryesues, që luan pasdite me Flamurtarin në Vlorë, ndërsa korçarët mbeten në kuotën e 30 pikëve.
Ndërkaq, Vllaznia ka arritur t’i marrë vetëm në sekondat e fundit një 3-pikësh të merituar Laçit, edhe pse kurbinasit u mbrojtën mirë përgjatë gjithë lojës. Ndeshja e zhvilluar në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës po shkonte drejt një barazimi pa gola, kur Soza në minutën e 4-t shtesë së të pjesës së dytë shënojë golin e fitores.
Ne këtë fitore Vllaznia ngjitet në kuotën e 20 pikëve dhe kapërcen Flamurtarin, në pritje të përballjes së vlonajtëve. Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit e ka luajtur të premten pasdreke takimin e parë të javës së saj të 16-të, atë midis Teutës dhe Kukësit, që është fituar nga miqtë me rezultatin 3-0.
Kukësi ka arritur një fitore të lehtë në fushë të huaj ndaj Teutës, duke mposhtur vendasit 3-0 falë dy golave të Pejiçit, në minutën e 11-të dhe atë të 17-të, dhe Lushtakut në të 44-tën. Me rezultatin e vulosur që në pjesën e parë, ndeshja nuk ofroi më asgjë në të dytën. Me këtë fitore, Kukësi ngjitet në kuotën e 32 pikëve, ndërsa Teuta mbetet në vendin e tetë me 13 pikë.
Java e 16-të mbyllet me dy takimet që luhen duke nisur nga ora 16:00, kur Partizani është mysafir në Vlorë për t’u ndeshur me Flamurtarin vendas. Po duke nisur nga ora 16:00, Apolonia pret në fushën e vet Elbasanin, në takimin që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Kategoria Superiore
Java e 15-të
Të premten:
Teuta – Kukësi 0-3
Shënues: Pejiç 11’, 17’, Lushtaku 44’
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Të shtunën:
Tirana – Skënderbeu 2-0
Shënues: Ndikumana 7’, 50’
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë
Vllaznia – Laçi 1-0
Shënues: E. Beqiri 90’+1
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Flamurtari – Partizani (16:00)
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
Apolonia – Elbasani (16:00)
Drejtpërdrejt në RTSH
Stadiumi “Loni Papuçiu”, Fier
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Partizani 15 10 3 2 15-5 33
- Tirana 16 9 5 2 20-9 32
- Kukësi 16 10 2 4 19-10 32
- Skënderbeu 16 9 3 4 24-9 30
- Laçi 16 5 6 5 16-12 21
- Vllaznia 16 7 2 7 15-16 20
- Flamurtari 15 4 7 4 13-10 19
- Teuta 16 4 1 11 13-22 13
- Apolonia 15 2 3 10 4-26 9
- Elbasani 15 2 0 14 9-29 6