Tirana, surpriza e javës së 10-të, i jep një mësim Flamurtarit

Share Button

AlbanianSport.com 21/12/2017 11:15

ASNN – Tirana e basketbollit të femrave mund të cilësohet surpriza e javës së 10-të të Kampionatit Kombëtar, që ishte dhe e fundit e fazës së parë. Sepse bardheblutë e trajnerit Roland Avrami, dje pasdite në Sallën Sportive “Fahrie Hoti”, kanë mundur kampionët në fuqi të Flamurtarit.

19-12 ishte pjesa e parë për Tiranën, ndërsa vlonjatet luajnë me hope dhe kanë mangësi në lojën e tyre. Përpiqet trajneri Viron Toska të përmirësojë diçka në lojën e skuadrës së tyre. E përfundimi i pjesës së dytë, me vetëm dy pikë diferencë, 14-12, gjithnjë për Tiranën, duket sikur jep shenjat e duhura.

Por, në pushim, bardheblutë kanë kryesuar 33-24. Tirana vijon të luajë mirë, ndërsa ka në krye kapitenen Eliverta Bujari, e cila ka shënuar edhe vetë. 16-12 është pjesa e 3-të dhe Tirana thellon në 49-36. Tiranës i ikin dy lojtare me pesë gabime personale, por vlonjatet nuk përfitojnë dot.

18-16 për Tiranën pjesa e fundit dhe 67-52, ndërsa Flamurtari pëson humbjen e dytë në kampionat.

 

Tirana – Flamurtari               67-52

(19-12, 14-12, 16-12, 18-16)

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Femra

 

Kategoria e Parë

 

Grupi A

 

Java e 10-të

(20 dhjetor 2017)

 

Skënderbeu – Studenti                  77-63

Vllaznia – Goga Basket                  60-84

Tirana – Flamurtari                          67-52

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Psh-Pp           Pikë

  1. Goga Basket 10        9          1          841-618         19
  2. Flamurtari      10        8          2          743-670         18
  3. Tirana             10        7          3          768-579         17
  4. Studenti         10        3          7          634-729         13
  5. Vllaznia         10        2          8          591-764         12
  6. Skënderbeu  10        1          9          555-772         10

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh