AlbanianSport.com 02.05.2015 14:35
ASNN – Tirana vijon përgatitjet ne “Skender Halili”. Dje pasdite, prej ores 17:00, ka nisur seanca e radhës stervitore, e cila ka ngjallur një interesim të madh edhe të tifozëve bardheblu, të cilët po e ndjekin nga afër skuadrën për përgatitjen e ndeshjes të së hënës.
Një seancë me karakter taktik ka qenë ajo çfarë trajneri Gugash Magani kishte përgatitur për dje. Udhëzime për mënyrën e vendosjes së bardhebluve, si dhe për çfarë duhet bërë në parandalimin e sulmeve të kundërshtarit.