AlbanianSport.com 06.08.2015 07:05
ASNN – Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Tirana ka zhvilluar të mërkurën një miqësore me Kamzën, të cilën e ka mundur 3-1 në Kompleksin “Skënder Halili” në kryeqytet.
Për ekipin e trajnerit Shkëlqim Muça, rrugën e golave e ka hapur Malaj, i cili ka shënuar falë një devijim brenda zonës, duke i kaluar kështu bardheblutë në epërsi. Më pas Gerxhaliu dhe Lika, me dy gola të tjerë, e kanë çuar rezultatin e ndeshjes në 3-0.
Në fundin e takimit ishte Ymeri ai që ka shënuar për periferikët, duke ngushtuar shifrat në 3-1 duke vulosur përfundimisht takimin. Në pjesën e dytë janë aktivizuar të gjithë lojtarët që kanë qenë të gatshëm për trajnerin Shkëlqim Muça.
Takimi i radhës miqësor për bardheblutë është parashikuar të zhvillohet, të premten ku do të ndeshen me skuadrën e Apolonisë. Kjo ndeshje e 24-herë kampionëve të Shqipërisë u zhvillua pak orë para se Skënderbeu të siguronte vendin në “play-off”-in e Ligës së Kampioneve.