AlbanianSport.com 15.12.2015 07:55
ASNN – Në përkujtim të figurës së Gëzim Panaritit, i cili u nda nga jeta një muaj më parë, është zhvilluar në kryeqytet një turne simbolik në basketboll për meshkuj, ku kanë marrë pjesë 3 skuadra, Tirana, Partizani dhe Ardhmëria Basket. Në përfundim të takimeve midis tyre, fitues të këtij trofeu simbolik janë shpallur bardheblutë.
Kështu, Tirana në basketboll për meshkuj është fituesja e Kupës “Gëzim Panariti”, që është zhvilluar të martën në përkujtim të ndarjes nga jeta vetëm një muaj më parë të ish-basketbollistit bardheblu. Në këtë veprimtari, të organizuar nga presidenti i Tiranës në basketboll për meshkuj, Arben Petto, si dhe shefi i klubit shumëportësh bardheblu Pirro Koleka, kanë marrë pjesë 3 skuadra, Tirana, Partizani dhe Ardhmëria Basket.
Në përfundim të takimeve midis tyre, fitues të këtij trofeu simbolik janë shpallur bardheblutë, të cilët mposhtën bindshëm në finale Ardhmëria Basketin, ndërsa presidenti Peto ka vlerësuar figurën e Gëzim Panaritit. Kupën kapitenin të bardhebluve, Genti Laskut, ia ka dorëzuar i biri i Gëzimit, Xheremi Panariti.