Albaniansport.net 26.01.2016 07:55
ASNN – Borxhet e klubit të Tiranës shkojnë në 1.3 milionë dollarë amerikanë. Sipas drejtorit, Saimir Shehri, ky bilanc negativ është trashëguar nga administrimi i keq që i është bërë klubit në të shkuarën. Mes borxheve të akumuluar, detyrimeve të prapambetura me lojtarët e larguar dhe ato me administratën e tatimeve, bilanci i klubit të Tiranës është me një gropë 1.3 milionë dollarë.
Shifrën e saktëson drejtori klubit bardheblu, Saimir Shehri, i cili, duke folur për televizionin informativ shqiptar “ABC News”, sqaron se gjithçka është trashëguar nga administrimi i keq që i është bërë klubit përpara se ai të ndryshonte pronësi. Një zë të rëndësishëm në këtë bilanc negativ kanë edhe detyrimet ndaj Panathinaikos për transferimin në vitin 2013 të mesfushorit Ilir Kastrati.
Megjithëse luajti vetëm 12 minuta, mes FIFA-s, klubi grek kërkon më shumë se 130 mijë euro për lojtarin. Drejtori i klubit Tirana shpreson që kjo çështje do të zgjidhet në favor të bardhebluve. Sidoqoftë, në tavolinën e tij edhe shkresa për detyrime ndaj lojtarëve të tjerë të cilët kanë luajtur në të shkuarën me këtë skuadër. Por sipas Shehrit ato nuk janë shqetësuese dhe se klubi ka nisur prej kohësh shlyerjen e borxheve.