AlbanianSport.com 27.08.2015 14:10
ASNN – Tirana nuk ka humbur kohë por ka reaguar menjëherë pas largimit të qendërmbrojtësit Entonio Pashaj. Klubi bardheblu ka zyrtarizuar blerjen e tij të re, që është mbrojtësi serb Dejan Karan.
Futbollisti 27-vjeçar ka një karrierë të pasur në disa klube dhe mendohet të jetë një përforcim cilësor në repartin mbrojtës dhe entuziazmi i zyrtarëve të klubit në momentin e firmosje së kontratës tregon se bardheblutë i japin zgjidhje edhe këtij problemi jo të vogël që ishte krijuar me largimin e Pashajt.
Madje edhe specialistët kishin konstatuar defektin e Tiranës në mbrojtje që në javën e parë të garës, por me ardhjen e serbit Karan gjërat përmirësohen dhe Tirana mund të rrisë pretendimet e saj.