Tirana / Reagon klubi bardheblu: Disiplina, vendime me dy standarde

Share Button

AlbanianSport.com 01/04/2019 23:20

ASNN – Vendimet e Disiplinës, kundërpërgjigjet Tirana: Ngoja nuk ishte agresor e as fajtor, nuk ndëshkohet klubi për një shishe. Klubi i Tiranës ka reaguar ashpër sot në mbrëmje pasi ka mësuar penalizimin e dhënë për bardheblutë nga Komisioni i Disiplinës së FSHF-së.

Siç dihet Disiplina e penalizoi Tiranën me 4 ndeshje pa spektatorë në fushën e saj, që do të thotë se bardheblutë do të luajnë pa tifozët e tyre pjesën dërrmuese të ndeshjeve në fazën e 4-t dhe të fundit të kampionatit. Jo vetëm kaq, por sulmuesi kryesor i Tiranës, Majkëll Ngo, është ndëshkuar për 5 ndeshje.

Një vendim mjaft i rëndë që e penalizon së tepërmi Tiranën në rrugëtimin e saj këtë sezon dhe e fut në vorbullën e vështirë të mbijetesës në Superiore. Më poshtë jepet reagimi i Tiranës për vendimin e Komisionit të Disiplinës së FSHF-së.

 

Reagimi i Tiranës:

 

Komisioni i Disiplines sot ka denuar KF Tiranen te luaj 4 ndeshje pa tifoze ne shtepi. Klubi do te kerkoj nga Federata Shqiptare e Futbollit, fillimisht sipas procedures vendimin e argumentuar e me pas do te apeloje kete vendim ne Komisionin e Apelit. Nje shishe plastike e hedhur ne drejtim te gjyqtarit anesor nga nje individ eshte shfaqje e denueshme, por kurresesi me forma kolektive qe mbyllin dyert e stadiumit, standart ky qe cuditerisht perdoret vetem per klubin tone.

Klubi distancohet nga te gjitha shfaqet e dhunes dhe per rastin ne fjale kemi vene ne dispozicion te Policise se Tiranes materialet filmike. Gjithashtu, keto pamje do ti vihen ne dispozicion dhe Komisionit te Apelit dhe me tej nese do te jete e nevojshme. Klubi do te apeloje gjithashtu denimin e dhene per Michael Ngo, qe pertej gjithe fjaleve te thena, nuk ka qene as provokatori dhe as agresori.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh