AlbanianSport.com 11.04.2015 13:55
ASNN – Lajme të mira për trajnerin e Tiranës, Gugash Magani. Kjo në prag të ndeshjes me Vllazninë, në kuadrin e javës së 30-të të Kategorisë Superiore, ndërsa ndeshja do të luhet të dielën në ora 17:00 në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”.
Kështu bardhebluve u rikthehen nga dëmtimet, Erando Karabeci dhe Elis Bakaj. Rikthimi i Bakajt vjen pikërisht atëherë kur duhej për Tiranën, ndërsa barazimi pa gola në ndeshjen e parë gjysmëfinale me Laçin ka lënë një shihje jo të mirë.
Karabeci ka munguar për shkak të kartonëve, kurse Bakaj është rikthyer në formacion, teksa mungonte për shkak dëmtimi që më 4 mars. Dhe prezenca e tyre pritet t’i japë një tjetër impuls sulmit bardheblu, ndërsa në dyshim është Mario Morina, i cili ende nuk e ka lënë pas dëmtimin që pësoi në ndeshjen me Apoloninë.