AlbanianSport.com 28/02/2019 22:05
ASNN – Tirana-Partizani është ndeshja hapëse e javës së 24-t të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Të gjithë e dinë se kjo sfidë është e shumëpritur jo vetëm për sportdashësit kryeqytetas por për të gjithë opinionin futbolldashës. Trajneri i të kuqve, Skënder Gega është shprehur se dëshiron ta fitojë derbin, e më pas të mendojë për titullin.
Ndërsa homologu i tij i bardhebluve, Ardian Mema theksoi se 5 vite pa fituar derbin janë shumë. Ka ardhur koha të thyhet tabuja. Derbi i 151-të i kryeqytetit, ai midis Tiranës dhe Partizanit, sjell edhe njëherë emocionet e tij. Të kuqtë vijnë si kryesues të kampionatit, ndërsa bardheblutë nuk kanë pretendime kreu. Edhe pse në pozicione të ndryshme në renditje, emocionet do të jenë të njëjta.
Në prag të kësaj supersfide, trajneri Skënder Gega është shprehur se dëshiron ta fitojë derbin, e më pas të mendojë për titullin. Ndërkaq, Tirana nuk duhet të gabojë nëse do që të kënaqë të gjithë, tifozët, veten si dhe drejtuesit. 15 takime dhe 5 vite pa fitore janë shumë për kampin bardheblu dhe këtë e pranon edhe trajneri Ardian Mema. Tirana nuk duhet të gabojë nëse do që të kënaqë të gjithë, tifozët, veten si dhe drejtuesit.
Përpara derbit, atmosfera në kampin bardheblu është e mirë. Edhe njëherë Mema ka theksuar se atyre u duhen pikët dhe jo presioni për të fituar. Kush gabon më pak ai do të fitojë derbin. E këtë sipas trajnerit Mema do ta tregojë fusha. Tirana-Partizani luhet të premten, duke nisur nga ora 18:00, në Stadiumin “Selman Stërmasi”.