AlbanianSport.com 01.12.2016 14:20
ASNN – Kryeqyteti shqiptar mban sonte frymën, pasi vjen derbi i madh i futbollit midis Tiranës dhe Partizanit. Sikundër çdo veprimtari madhore, edhe kjo supersfidë, që është e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore dhe do luhet në Stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, të do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 18:00.
Sa i përket bilancit historik të këtyre përballjeve, që kanë nisur më 1947-tën, flet më shumë për të kuqtë të cilët kanë fituar 60 prej sfidave, kundrejt 40 ndeshjeve të fituar nga rivalët bardheblu të kryeqytetit, ndërsa 46 takimet e tjera janë mbyllur në barazim. Edhe golaverazhi flet për Partizanin, që ka shënuar 212 gola në këto 146 ndeshje, kundër 162 golave të realizuar nga Tirana.
Në një mesatare, nuk ka qenë edhe aq i begatë në gola, me një mesatare prej 2.56 golash për ndeshje, ndërsa edhe i i varfër ka qenë ai në 12 përballjet e fundit, ku Partizani ka pësuar vetëm një humbje. Tifozët e Partizanit do të mburrem me një bilanc më pozitiv në përballjet direkte, por edhe me faktin se Tirana nuk i mund që nga 7 shkurti i 2014-s, thënë ndryshe, prej 1028 ditësh.
Ndërkohë, tifozët bardheblutë theksojnë në krahun tjetër se skuadra e tyre është superiore ndaj të kuqve sa i përket trofeve të fituar. Tirana është 24 herë kampione, kundrejt 15 titujve të Partizanit, ndërsa të dyja skuadrat e kanë fituar nga 15 herë Kupën e Shqipërisë, dhe Tirana e ka fituar plot 10 herë Superkupën, ndërsa Partizani vetëm një herë.