Adriatik Balla 22.06.2015 14:20
Klubi bardheblu mund të nisë bisedimet me mesfushorin vlonjat Hair Zeqiri, i cili është aktivizuar me skuadrën e Kukësit gjatë sezonit të fundit. 26-vjeçari dëshiron ta mbyllë aventurën me ekipin verilindor për t’u akomoduar në një skuadër të re.
Por në tryezën e tij nuk dëshiron të studiojë edhe alternativën e Flamurtarit ku u rrit si lojtar, ndërsa Partizani përjashtohet si opsion pasi tashmë skuadra e kuqe ka një organikë të kompletuar.
Bisedimet me klubin e presidentit Refik Halili mund të nisin gjatë ditëve të ardhshme, por pengesat janë të mëdha pasi pretendimet ekonomike të lojtarit janë të larta, ndërsa në horizont qëndrojnë edhe disa oferta të mundshme nga Turqia.