Tirana / Klubi bardheblu,denoncim publik për dhunën pas barazimit

Share Button

AlbanianSport.com 31/03/2019 20:00

ASNN – Klubi bardheblu i kryeqytetit dorëzon në Policinë e Tiranës pamjet filmike të ngjarjes. Futbolli shqiptar vazhdon të përjetojë episode dhune brenda dhe jashtë fushave të blerta këtë sezon dhe më i fundit ka qenë ai që ka ndodhur pas mbylljes së takimit të vlefshëm për javën e 26-të të Kategorisë Superiore midis Tiranës dhe Laçit, që u mbyll në barazim 1-1. Dhe të dielën në mbrëmje, klubi bardheblu i kryeqytetit ka bërë një denoncim publik, të postuar në profilin e klubit në rrjetin social “Facebook”.

“Klubi i Futbollit “Tirana” dënon ashpër ngjarjet e ndodhura dje ne stadiumin “Selman Stërmasi”, – shkruan reagimi i klubit 24 herë kampion i Shqipërisë, që më tej vijon: “Lojtarët e Tiranës u provokuan dhe u dhunuan. Klubi i ka vënë në dispozicion të Policisë së Tiranës pamjet filmike për gjithçka ka ndodhur në përfundim të ndeshjes Tirana-Laçi dhe pret zbardhjen e ngjarjes si dhe pasojat ligjore. Denoncimet publike në këtë vend, thuajse gjithmonë kanë rënë në vesh të shurdhët për të mos sjellë ndryshim.”

“Për këtë dhe te tjera arsye, zgjedhim të mos flasim gjatë, por të veprojmë, – ironizon më tej klubi i Tiranës. – Dy javë më parë, gjyqtari Olsi Sokoli vodhi turpshëm skuadrën në fushë ndaj Kastriotit dhe klubi ka hapur një çështje ndaj tij në FIFA, në sektorin e Luftës kundër Racizmit, në mungesë të një përgjigjeje nga Federata Shqiptare e Futbollit. Dje skuadra u vodh në fushë, në një ndeshje që mund të luhej deri në të gdhirë sipas kryesorit Kridens Meta dhe, më pas, u provokua dhe u godit turpshëm.”

“Pamjet filmike janë depozituar në Policinë e Tiranës. Ngjarjet e dy javëve të fundit do të relatohen gjithashtu në UEFA dhe FIFA”, – përfundon denoncimi publik i Klubit të Futbollit “Tirana”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh