Tirana / Ilir Daja, “talismani” bardheblu, shifrat që flasin për “revolucion”

Share Button

Tirana-Ilir-Daja-Refi-Halili

AlbanianSport.com 09.02.2016 08:45

ASNN – Tirana e Ilir Dajës arrin fitoren e tretë radhazi, ndërsa ka 7 ndeshje pa humbje. Puna e trajnerit po jep fryte tek bardheblutë. Tirana nuk i ngjan më aspak asaj skuadre të shpërqendruar të javëve të para të sezonit, ndërsa dora e trajnerit Ilir Daja po nis të ndihet. Me 7 takime në kampionat pa njohur humbjen, dhe me vetëm një të tillë në 12 ndeshje që drejton ekipin, Daja mund të thuhet se po rikthen në identitet një emër që ishte larguar shumë nga tradita.

Suksesi në Vlorë, për Kupën e Shqipërisë, bën që trajneri të ketë fituar 8 herë në stolin bardheblu, dhe që të jetë brenda objektivave. Tirana po shfaqet gjithnjë e më fortë, tashmë e rrezikshme edhe në sulm, edhe pse sezoni i Kategorisë Superiore është ende tepër i gjatë për të bërë bilancet, ndërsa diferenca me ndjekësit, Teuta e Kukësi, e vogël. Trofetë ende nuk janë fituar, por tifozët sidoqoftë nuk mund të rrinë pa shpresuar, sidomos kur në stol është një njeri që e ka bërë të vetin 2 herë titullin “kampion”.

Ata besojnë se, më në fund, ky mund të jetë edicioni i duhur për t’u bërë i barabartë me më të fortët, edhe pse synimi për titulli, i munguar që nga 2009-ta, i duhet lënë një edicioni tjetër. Me mbrojtësit Muça, Karan e Teqja, me lojtarë të tjerë si Elis Bakaj, Masato Fukui, Gjergji Muzaka apo Gilman Lika, ekipi po krijon më në fund një bosht që I ka munduar vitet e fundit. Tirana është ende larg vendeve të para, me 9 pikë diferencë nga Partizani i vendit të dytë.

Megjithatë, testi do të vijë pas përballjes me Bylisin. Në 20 shkurt 2016, kryeqytetasit do të kenë sfidën e së vërtetës, në Korçë ndaj Skënderbeut.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh