Gjergj Vyshka 22.02.2016 15:30
Presidenti bardheblu: “Fazën e katërt, 70 % të ndeshjeve i kemi në fushën tonë dhe besojmë se është i arritshëm dhe objektivi për titull. Për Evropë jemi të sigurt.” Refik Halili, presidenti i Tiranës në futboll, i është kthyer dhe një herë bisedës telefonike për “Rubrikën Sportive” në Radio Tirana.
Sipas tij “fair-play” në Korçë në ndeshjen e sotme ndaj Skënderbeut, jo vetëm që është normal, por gjithnjë i pranishëm në të gjitha takimet që luhen në atë stadium. “Ajo që duan unë, – ka thënë Halili gjatë kësaj bisede telefonike, – është një skuadër të përgjegjshme dhe me personalitet, sepse vetëm kështu mund të arrijmë surprizën.”
“Ishte e paimagjinueshme për ne humbja ndaj Flamurtarit, ndërsa në fushë ishte një skuadër që kishte hyrë me idenë e kualifikuar, – ka vijuar ai. – Por ne e kemi lënë pas dhe, pa dashur të flas për gjykimin, ne duhet të kishim bërë atë që bëri Flamurtari ndaj nesh.”
“Sidoqoftë, tashmë në kampionat do të jemi krejtësisht ndryshe. Në fazën e katërt kemi shansin që 70 % të ndeshjeve do t’i luajmë në fushën tonë dhe është plotësisht i arritshëm dhe objektivi për titull, sepse është e sigurt që në Evropë do të jemi”, – ka përfunduar presidenti i bardhebluve, Refik Halili.